Objektivat kryesore të projektit MemoryKeepers janë të:
- Të rrisi aftësitë e punonjësve rinorë dhe stafit të organizatave rome/pro-rome në përdorimin e mediave digjitale, arkivave digjitale dhe muzeale, si dhe teknikave artistike për trajnimin e të rinjve romë dhe jo-romë mbi Holokaustin Rom.
- Të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve romë dhe jo-romë (18-30 vjeç) mbi Holokaustin Rom, dokumentimin e historive dhe ruajtjen e historisë gojore, krijimin e filmave të shkurtër dhe tregimeve digjitale, si dhe rolin e tyre si ambasadorë të historisë, kulturës dhe identitetit rom në historinë dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
- Të angazhojë të rinjtë romë dhe jo-romë në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe në luftimin e mohimit dhe shtrembërimit të tij.
- Të përmirësojë digjitalizimin e historive dhe traditave gojore të komuniteteve rome.
- Të rrisë ndërgjegjësimin dhe kuptimin publik për Holokaustin Rom si një manifestim i antigjipsizmit dhe diskriminimit ndaj romëve.
Aktivitetet dhe rezultatet kryesore
- Aktivitete hartëzimi dhe raport kombëtar/transnacional mbi nivelin e njohurive të profesionistëve të organizatave rome për Holokaustin Rom dhe boshllëqet në aftësi për trajnim dhe ndërgjegjësim. Të paktën 140 pjesëmarrës romë dhe jo-romë në fokus grupe.
- Program trajnimi dhe seminare për punonjës rinorë dhe staf të organizatave rome/pro-rome me pjesëmarrjen e 175 personave.
- Kurrikulë mësimore për të rinjtë romë dhe jo-romë mbi Holokaustin Rom, platformë e-learning dhe seminare me gjithsej 315 të rinj të trajnuar.
- Një aktivitet ndërkombëtar shkëmbimi dhe trajnimi me 120 pjesëmarrës.
- 7 arkiva digjitale të historive dhe traditave gojore të komuniteteve rome në lidhje me Holokaustin Rom.
- 7 aktivitete prezantimi të arkivave digjitale me gjithsej 350 pjesëmarrës.
- 7 filma/video të shkurtra mbi Holokaustin Rom.
- 7 aktivitete kombëtare ndërgjegjësuese me gjithsej 350 pjesëmarrës.
- 1 aktivitet në nivel të Bashkimit Evropian për kujtesën dhe ndërgjegjësimin mbi Holokaustin Rom me gjithsej 320 pjesëmarrës.
Për këtë qëllim, projekti do të krijojë një rrjet ambasadorësh të rinj romë dhe jo-romë në vendet partnere, të cilët do të trajnohen dhe mbështeten për të zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese për ruajtjen e kujtesës historike, kundërshtimin e miteve dhe narrativave negative që minimizojnë faktet historike, si dhe për të nxjerrë në pah rrugëtimin, diversitetin dhe rëndësinë e ngjarjeve të Holokaustit Rom në ditët e sotme. Këto aktivitete do të përfshijnë digjitalizimin e historive gojore të komuniteteve rome, prodhimin e filmave dhe videove të shkurtra mbi Holokaustin Rom, si dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme publike.
Për të ofruar mbështetje dhe trajnim efektiv për ambasadorët e rinj të Holokaustit Rom dhe për të garantuar qëndrueshmërinë dhe zgjerimin e kësaj nisme, projekti do të përfshijë gjithashtu punonjës rinorë dhe stafin e organizatave rinore dhe kulturore rome/pro-rome, duke forcuar aftësitë e tyre në përdorimin e mediave digjitale, arkivave digjitale dhe muzeale për edukimin e të rinjve romë dhe jo-romë përmes artit mbi Holokaustin Rom. Komunitetet rome lokale, publiku i gjerë, politikëbërësit dhe aktorët e tjerë të interesit do të jenë përfituesit e aktiviteteve ndërgjegjësuese të realizuara nga rrjetet e ambasadorëve të rinj.